Sulmoi babanë dhe i theu xhamin e derës, arrestohet 39-vjeçari nga Tetova

Një 39-vjeçar nga një fshat i Tetovës është arrestuar në orët e para të mëngjesit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe i ka dëmtuar pronën.

Sipas policisë, babai 61-vjeçar kishte denoncuar se djali i tij e kishte sulmuar fizikisht rreth orës 01:00 dhe i kishte thyer xhamin e derës së shtëpisë.

Pas denoncimit, policia e Gruptçinit e arrestoi E.F. (39), i cili është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.