LajmeRajon

Nga 18, Abdixhiku ia siguron Kurtit vetëm 12 deputetë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se gjashtë deputetë të partisë nuk ka mundur t’i bind për të votuar për president të vendit.
Ai siguroi qytetarët se me 11 deputetë të tjerë do të jetë present në sallë kur o të votohet për president të vendit.
Para mediave Abdixhiku tha se ka bërë gjithçka që ka qenë e mundur në rrethanat aktuale, ndërsa kërkoi falje nga qytetarët e Kosovës.
“U kërkoj falje popullit të Kosovës. Kaq munda, nuk munda më tepër, jo me këtë grup parlamentar, me këtë ndarje e me këtë përçarje. U mundova të jap një njeri të dinjitetshëm, kundrejt një partie që kishte synime absolute”, deklaroi Abdixhiku

Ndryshe, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, paraprakisht tregoi arsyet e mosvotimit të kanidaturës së Bekim Sejdiut për president të Koosvës.
“Jam kundër zgjedhjeve të reja, por shmangia e tyre nuk mund të jetë arsye që deputetët të votojnë një marrëveshje që u prezantohet si fakt i kryer’’, tha deputetja Bajrami.
Ajo theksoi faktin se emr emrat e diskutuar për President të Republikës nuk janë konsultuar paraprakisht me deputetët e LDK-së.
‘’Nëse nevojiten votat tona, konsultimi është dashur të bëhet para marrëveshjes, jo pasi ajo është arritur dhe është bërë publike” ka shkruar Hykmete Bajrami

Related Articles

Back to top button
Close
Close