
Bashkëkryetari i Vlen dhe kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sonte mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup, me rastin e 104-vjetorit të Ditës së Fitores së Turqisë.
Mexhiti uroi popullin turk për këtë ditë të rëndësishme kombëtare, duke theksuar marrëdhëniet e mira dhe miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
“Marrëdhëniet mes vendeve tona janë ndërtuar mbi miqësi dhe respekt të ndërsjellë, dhe uroj që ky bashkëpunim të vazhdojë të thellohet edhe më tej”, deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke vlerësuar lidhjet e forta të ndërtuara ndër vite dhe partneritetin në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Pritja u organizua nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup në kuadër të shënimit të Ditës së Fitores, një nga festat më të rëndësishme kombëtare të Turqisë.



