LajmeMaqedoni

ASH: 40% e të papunëve janë shqiptarë!

35.757 shqiptarë figurojnë si të papunë aktivë. Plot 40,3% e të gjithë të papunëve në vend janë shqiptarë.

Në të njëjtën kohë mbi 60% e punëdhënësve thonë se kanë nevojë për punëtorë, ka mbi 10 mijë vende të lira pune, ndërsa Qeveria hap kuota për 10 mijë punëtorë nga jashtë.

Dhe ku është VLEN në gjithë këtë?

Krenohet me rreth 2.000 punësime dhe avancime, ndërsa Mickoski flet për 17.000 vende të reja pune. Edhe këtë shifër modeste e fryjnë duke i futur bashkë punësimet dhe avancimet.

Ndërkohë shqiptarët vazhdojnë të mbushin autobusët dhe aeroportet drejt Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë dhe vendeve të tjera të Evropës.

Kur 40% e të papunëve janë shqiptarë, ndërsa pushteti shqiptar krenohet me thërrime, shpërngulja nuk duhet të habisë askënd.

Të rinjtë shqiptarë nuk po ikin nga dëshira për ta braktisur vendin e tyre. Po ikin sepse këtu ua kanë mbyllur perspektivën, ndërsa VLEN është rehatuar në kolltukët e pushtetit.

Maqedonia po importon punëtorë. Shqiptarët po eksportojnë fëmijët e tyre.

Dhe VLEN vazhdon të numërojë funksionet e veta si sukses.

Ky është bilanci i tyre. Më shumë pushtet për VLEN-in, më pak shqiptarë në vend

Related Articles

Back to top button
Close
Close