
Trafiku në rrugën Prilep-Manastir, pranë mullirit Osman, është ndërprerë plotësisht që nga ora 5:15 e mëngjesit të sotëm, njoftoi Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.
Në rrugët tjera shtetërore, trafiku po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata, por me intensitet të shtuar jashtë zonave urbane. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, aktualisht nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM u bën apel shoferëve të rregullojnë shpejtësinë dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve të dheut. Rekomandohet vëmendje e shtuar në seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.
Për shkak të aktiviteteve ndërtimore, ka regjime të përkohshme trafiku në disa rrugë, duke përfshirë Gostivar-Strazhë, Kërçovë-Ohër, në unazën rrugore të Shkupit, si dhe në pjesë të autostradave A1, A2 dhe A4.



