
Producentja e BBVK 5, Olsa Muhameti, ka treguar se ka raporte të mira me ish-banorët e edicioneve të mëparshme të Big Brother Kosova.
“Raportet i kam mirë me të gjithë. Kam bërë miq edhe nga edicioni i BBVK. Nesër do të dal në klub me Londrimin, ndërsa flas shpesh me Dolcen, Elijonën dhe Xhenetën. Flas edhe me Albën, e cila, me sa di, po jeton në Prishtinë, por ende nuk e kam takuar”, ka deklaruar ajo.
Ajo shtoi se, pavarësisht raporteve të mira me shumicën e ish-banorëve, ka edhe persona me të cilët nuk dëshiron të mbajë kontakte.
“Ka persona që s’dua t’u flas. Disa më kanë lënduar aq fort”, u shpreh Olsa Muhameti. /Klankosova.tv



