LajmeSport

Nga vërshëllimat te duartrokitjet, Mourinho ‘ringjall’ Viníciusin! Brazilianit i nis kapitulli i ri te Reali

Vinícius Júnior duket se po hap një kapitull të ri në karrierën e tij te Real Madridi.

Braziliani ka zgjidhur të ardhmen, duke firmosur kontratë të re me “Los Blancos” deri në vitin 2032.

Megjithatë, tashmë ai duhet të përshtatet me një rol të ri në skuadrën e José Mourinhos.

Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham janë kthyer në figurat kryesore të projektit të ri madrilen.

Vinícius, megjithatë, duket se e ka pranuar këtë realitet dhe po fokusohet te performancat në fushë.

Në sfidën ndaj Real Sociedadit, braziliani shënoi një gol dhe dhuroi një asistim.

Paraqitja e tij solli edhe një ndryshim të madh në marrëdhënien me tifozët.

Pas vërshëllimave të dëgjuara në “Santiago Bernabéu”, tribuna këtë herë e përcolli me duartrokitje.

Dhe në këtë moment ndërhyri José Mourinho, me një vendim që rezultoi perfekt.

Trajneri portugez e zëvendësoi Viníciusin pas golit, duke i dhënë mundësinë të largohej nga fusha mes ovacioneve.

“E zëvendësova pas golit sepse ishte mirë që ai ta ndiente dashurinë e tifozëve”, deklaroi Mourinho.

Një gjest që mund të ketë ndihmuar në rindërtimin e lidhjes mes brazilianit dhe “Bernabéut”.

Tani Vinícius synon të lërë pas polemikat dhe të rikthehet në versionin e tij më të mirë.

Kontrata deri në vitin 2032 i jep stabilitet, ndërsa duartrokitjet e fundit mund të jenë fillimi i një epoke të re për të në Madrid.

Related Articles

Back to top button
Close
Close