
Drejtoresha e shkollës fillore “Petar Zdravkovski – Penko” në Butel Shkupit, Mevlide Kryeziu në këtë funksion është zgjedhur në vitin 2022, nga kryetari i atëhershëm dhe aktual i kësaj komune, Darko Kostovski. Kryeziu aso kohe u zgjodh si kuadër i Aleancës për Shqiptarët. Ajo më pas, në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2025, vazhdimisht ka mbështetur dhe promovuar fushatën zgjedhore të VMRO-DPMNE-së në Butel, përkatësisht të Darko Kostovskit. Me Darkon ka marrë pjesë në tubimet partiake të degës së Butelit dhe në festimin e fitores.
Kostovski në Butel mori mandatin e dytë me ndihmën e partnerit të koalicionit qeveritar VLEN. Kjo parti në Butel në zgjedhjet e fundit lokale nuk nxori kandidat për kryetar komune dhe në korniza të bashkëpunimit, mbështetën kandidatin e VMRO-DPMNE-së, duke pamundësuar kështu që kandidati i vetëm shqiptar të shkonte të paktën në rrethin e dytë. Sot kur nxënësit shqiptar po diskriminohen nga e drejta kushtetuese për arsim, VLEN nuk merr asnjë vendim, por kërkon që këtë ta bën drejtoresha.
“Institucionet duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe pa standarde të dyfishta. Çdo fëmijë ka të drejtë të arsimohet në gjuhën e vet dhe këtë të drejtë askush nuk mund ta kufizojë me vendime administrative apo arbitrare. Kërkojmë që ky vendim të rishikohet menjëherë dhe institucionet kompetente të verifikojnë nëse në këtë rast janë respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe parimet e barazisë në arsim”, thonë nga partia politike VLEN.
Ajo që po ndodhë në shkollën fillore Penko, ka mbështetjen edhe të sektorit të arsimit në komunën e Butelit pasi optimizimi i paraleleve bëhet në korniza të analizave të Ministrisë së Arsimit dhe komunës. E për dallim nga këshilltarët komunal shqiptar nga radhët e BDI-së dhe Lidhjes Shqiptare, këshilltarët e VLEN-it në Butel nuk e panë të arsyeshme të kërkojnë sqarime nga komuna e Butelit dhe nga drejtoresha e shkollës, ndërsa një interesim për të dëgjuar të paktën nga afër problemin e nxënësve dhe prindërve nuk e shfaqi as zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani i cili në mandatin e tij të garantuar me ligj, ka të drejtën t’i merr kompetencat drejtoreshës Kryeziu, ashtu siç ka bërë ministrja Vesna Janevska nëpër disa komuna me shumicë shqiptare apo së fundi kur i morri kompetencat për një shkollë kreut të Studeniçanit./Alsat.mk.



