LajmeRajon

Alarmi për bombë në Durrës, RENEA bën shpërthimin e kontrolluar, mister kujt i ishte vendosur

Ekspertët xhenierë të repartit RENEA kanë çaktivizuar me sukses një sasi lënde plasëse të lidhur me një aparat celular, e cila u gjet e braktisur në rrugë në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit.

Pas njoftimit për praninë e objektit të dyshimtë, shërbimet e Policisë së Durrësit rrethuan me shpejtësi zonën dhe vendosën perimetrin e sigurisë për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve. Në vendngjarje mbërritën specialistët xhenierë të RENEAS, të cilët realizuan me sukses procedurën e çaktivizimit të lëndës plasëse në sasi të vogël, duke eliminuar plotësisht rrezikun e ndonjë shpërthimi.

Ndërkohë, grupi hetimor i ngritur për këtë rast, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në terren për këqyrjen e provave materialet, zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës që kanë braktisur apo vendosur objektin.

Po ashtu mbetet e paqartë nëse lënda plasëse kishte si objektiv ndonjë makinë të parkuar, apo është lënë gabimisht aty.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të njoftimit të dhënë më herët, për gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, në lagjen nr. 3, Durrës, ju bëjmë me dije se, pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close