
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Gjatë orëve të pasdites, në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar, me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, kryesisht nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të jetë nga 15 deri në 24 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të ulet deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 39 gradë.
Gjatë kësaj fundjave, paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa gjatë orëve të pasdites, në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri, me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, proceset do të jenë në formë stuhie, me shira të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe kushte për paraqitjen e breshërit, informon DPHM.



