LajmeMaqedoni

Shkarkohet Bedri Gjureci, Adrian Jakupi emërohet drejtor i shkollës së mesme “Saraj”

Bedri Gjureci është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit “Saraj”, ndërsa në vend të tij është emëruar Adrian Jakupi, si ushtrues detyre drejtor.

Sipas njoftimit të kryetarit të komunës së Sarajit Muhamed Elmazi, emërimi i Jakupit është bërë me vendim të Kryetarit të Qytetit të Shkupit.

Elmazi i ka uruar Jakupit sukses, përgjegjësi dhe punë të mbarë në detyrën e re, duke shprehur bindjen se ai do të kontribuojë në avancimin e procesit arsimor dhe në krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe stafin e shkollës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close