LajmeShowbiz

Blake Lively kërkoi 8 milionë dollarë nga Baldoni, gjykata i jep asaj vetëm një pjesë të kësaj shume

Blake Lively do të marrë rreth 400,000 dollarë në shpenzime ligjore nga Justin Baldoni pas betejës së tyre gjyqësore në lidhje me filmin “It Ends with Us”.

Aktorja fillimisht kërkoi gati 8 milionë dollarë, por gjykata e uli ndjeshëm kërkesën e saj, raporton Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Gjykatësi Lewis Liman vendosi që Lively ka të drejtë për rreth 363,000 dollarë në tarifa ligjore dhe 44,000 dollarë shtesë në shpenzime të tjera, për një total prej pak më shumë se 407,000 dollarësh.

Lively kërkoi rimbursim prej gati 7.5 milionë dollarësh në tarifa ligjore dhe më shumë se 539,000 dollarë në shpenzime shtesë që ajo pati gjatë mbrojtjes së padisë prej 400 milionë dollarësh të Baldonit për shpifje.

Megjithatë, gjyqtari i gjeti disa nga shumat e kërkuara si të tepërta. Ai vuri në dukje konkretisht se numri i orëve që avokatët e saj faturuan nuk ishte i arsyeshëm dhe se dokumentimi i shpenzimeve nuk ishte mjaftueshëm i detajuar. Ai gjithashtu hodhi poshtë një kërkesë për të rimbursuar ekipin e saj të marrëdhënieve me publikun, duke argumentuar se marrëdhëniet me publikun nuk ishin një pjesë kyçe e mbrojtjes ndaj padisë për shpifje./Indeksonline/

Related Articles

Back to top button
Close
Close