BotaLajme

Më shumë se 160 viktima nga përmbytjet në Nepal

Më shumë se 160 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të menjëhershme në Nepal, ndërsa rreth 1,500 të tjerë vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet në zonat e prekura.

Mes personave të zhdukur dyshohet se janë të paktën 800 turistë të huaj. Katastrofa ka goditur një zonë pranë kufirit të Nepalit me Tibetin e Kinës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke izoluar disa prej zonave më të prekura, shkruan Reuters.

Ekipet e shpëtimit po përdorin edhe helikopterë për të kërkuar personat e zhdukur dhe për të arritur në zonat ku qasja tokësore është e vështirë për shkak të shkatërrimeve.

Pavarësisht përmasave të katastrofës, autoritetet kanë raportuar edhe histori të jashtëzakonshme mbijetese, me persona që kanë arritur të shpëtojnë pas përmbytjeve dhe shembjeve të shkaktuara nga vërshimi i ujit.

Raportimet e para sugjerojnë se një tërmet mund të ketë shkaktuar shembjen e pjesës së poshtme të një akullnaje, duke shkaktuar më pas përmbytjet e fuqishme. Shkaku i saktë i katastrofës, megjithatë, mbetet ende nën hetim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close