LajmeMaqedoniSport

Shkëndija U16 e nis kampionatin me fitore dramatike ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit

Shkëndija U16 e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, duke triumfuar me rezultat 4:3 ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në ndeshjen hapëse të kampionatit.

Ishte një përballje spektakolare, e mbushur me ritëm, emocione dhe përmbysje të njëpasnjëshme, ku të dyja skuadrat zhvilluan futboll cilësor dhe luftuan deri në sekondat e fundit. Në fund, karakteri dhe vendosmëria e kuqezinjve bënë diferencën.

Heroi i ndeshjes ishte Leard Salihi, i cili realizoi dy gola, ndërsa Argjent Muharremi shtoi edhe dy gola të tjerë, duke vulosur fitoren 4:3 për Shkëndijën.
Pas përfundimit të takimit, trajneri Ismail Ismaili u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit:

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe me shumë emocione. Djemtë treguan karakter të madh, besuan deri në fund dhe arritën një fitore të merituar. Kjo është vetëm ndeshja e parë e kampionatit, ndaj duhet të mbetemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë me përkushtim. I përgëzoj futbollistët për shpirtin luftarak që treguan.”

Shkëndija U16 nuk do të ketë kohë për festë, pasi në fundjavë e pret një tjetër sfidë e madhe. Kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Shkupit, ku do të përballen në derbin e javës me Vardarin, në një ndeshje që pritet të zgjojë interesim të madh.

Related Articles

Back to top button
Close
Close