LajmeMaqedoni

Karposhi largon automjetet e braktisura nga hapësirat publike

Sektori i Inspektoratit i Komunës së Karposhit, në bashkëpunim me operatorin kolektiv “Green Road”, sot zhvilloi një aksion për largimin e automjeteve të dëmtuara dhe të braktisura nga hapësirat publike në territorin e komunës.

Aksioni u zhvillua në zonën e Bashkësisë Vendore “Vlado Tasevski”, ku u larguan disa automjete të braktisura me targa, për të cilat më herët ishte zhvilluar procedurë inspektuese.

Nga Komuna e Karposhit thonë se qëllimi i aksionit është lirimi i hapësirave publike dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit jetësor.

Komuna u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në mbajtjen e Karposhit më të pastër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close