
Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate për media ka reaguar, siç thonë nga knjo parti, ndaj premtimeve të pa realizuara të kryetarit të komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi.
Duke fillur nga premtimi për furnizimin me ujë 24 orë, gjë nuk ka ndidhur eende, ASH numëron dhe disa nga zotimet dhe premtimet tjera të Muhamet Elmazit, mes të cilëve dehe ndërtimin e bulevardit ‘’Dardania’’.
Elmazi sipas ASH-së premtoi plan të ri për turizmin por se Liqeni Treska vazhdon të jetë i braktisur.
Investimet nga Qeveria nuk mund të shiten si premtime të realizuara nga kreu i komunës së Sarajit, thotë ASH.
Reagimi i plotë e ASH-së
Kanë kaluar rreth dhjetë muaj nga marrja e Komunës së Sarajit nga Muhamet Elmazi. Mjaftueshëm për të parë dallimin mes një fushate me premtime të mëdha dhe një qeverisjeje që ende nuk po prodhon rezultatet e premtuara.
Elmazi premtoi ujë 24/7 për çdo vendbanim. Banorët në Arnaqi kishin dy muaj pa ujë.
Premtoi bulevardin “Dardania”, rrugë të reja lidhëse me unazën, 350 vende parkimi, katër shkolla të reja dhe tri çerdhe. Deri më sot, asnjë nga këto projekte kapitale emblematike të fushatës nuk është përfunduar. Asnjë.
Premtoi se brenda gjashtë muajve do të kishte plan të qartë për zhvillimin e turizmit dhe Liqenin e Treskës. Afati kaloi. Treska vazhdon të jetë e braktisur, ndërsa sot dëgjojmë përsëri për “procedura”, “përgatitje” dhe plane pa afat.
Po, në Saraj kanë nisur disa investime dhe çdo investim është i mirëseardhur. Por qytetarëve duhet t’u thuhet edhe e vërteta: projekti prej 243 milionë denarësh në Llaskarcë financohet me 221 milionë denarë nga dy ministri dhe vetëm me 22 milionë nga Komuna. Projekti i Lumit të Thatë prej mbi 379 milionë denarësh gjithashtu realizohet me mbështetje qeveritare.
Investimet e Qeverisë nuk mund të shiten si zëvendësim për programin e parealizuar të kryetarit të Komunës.
Ku është bulevardi?
Ku janë shkollat?
Ku janë çerdhet?
Ku janë 350 parkingjet?
Ku është plani gjashtëmujor për Treskën?
Dhe mbi të gjitha: ku është uji 24/7 që u premtua si një nga punët e para?
Në fushatë Elmazi deklaronte se “koha e mashtrimeve ka mbaruar”.
Mirë. Atëherë le të fillojë koha e llogaridhënies.
Saraji nuk ka nevojë për fotografi, konferenca dhe përvetësim të investimeve të institucioneve qendrore. Saraji ka nevojë për kryetar që realizon atë që vetë ua ka premtuar qytetarëve.
Premtimet nuk janë investime. Deklaratat nuk janë projekte. Saraji kërkon punë dhe rezultate.
Aleanca për Shqiptarët



