
Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se duke filluar nga muaji i ardhshëm do të ketë rritje të rregullt të pensioneve sipas harmonizimit përqindjeje të parashikuar me Ligjin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, duke theksuar se llogaritjet për shumën janë ende duke vazhduar.
“Po, do të jetë një harmonizim i rregullt, duke u niveluar në përputhje me ligjin. E dini që pati iniciativa nga individë, të inkurajuara në sfond nga partitë politike, para Gjykatës Kushtetuese për të ngritur çështjen e një rritjeje lineare të pensioneve. Që t’i mbrojmë pensionistët dhe pensionet, rritja do të vazhdojë të jetë në përputhje me harmonizimet e parashikuara me ligj”, tha Mickoski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas një vizite në Drejtorinë Për Punë Hidrometeorologjike.
Sipas Mickoskit, shuma e rritjes së pensionit është ende duke u llogaritur.
“Jo, nuk dihet. Po llogaritet, do të dihet shumë shpejt”, deklaroi Mickoski.
Pensionet harmonizohen dy herë në vit, më 1 mars dhe 1 shtator, ndërsa në llogaritjen sipas ligjit në mënyrë të barabartë marrin pjesë rritja e pagës mesatare të paguar dhe rritja e shpenzimeve të jetesës.
Në dy vitet e fundit pensionistët kanë marrë një rritje lineare të pensioneve prej 7.000 denarë.



