
Al Hilal është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Arsenalin për transferimin e Gabriel Martinellit, në një lëvizje që mund ta çojë sulmuesin brazilian drejt Arabisë Saudite.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, negociatat mes dy klubeve kanë hyrë në fazat përfundimtare, me marrëveshjen që pritet të jetë në vlerën e 50-55 milionë paundëve, rreth 58-64 milionë euro.
Arsenali është i gatshëm t’i japë dritën jeshile largimit të Martinellit, ndërsa trajneri Mikel Arteta ka bërë të qartë se braziliani mund të largohet gjatë kësaj merkatoje.
Martinelli nuk ishte përfshirë në skuadrën e Arsenalit për ndeshjet e para të sezonit, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e tij.
25-vjeçari tashmë po diskuton edhe kushtet personale me Al Hilal dhe pritet të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij.
Martinelli më parë kishte refuzuar një transferim te Galatasaray, ndërsa tashmë është i hapur për një aventurë të re në Arabinë Saudite.
Nëse marrëveshja finalizohet, largimi i Martinellit do të ishte një nga transferimet më të mëdha të kësaj vere për Al Hilal, ndërsa Arsenali do të arkëtonte një shumë të konsiderueshme nga shitja e brazilianit.



