LajmeSport

Stuhia para zgjedhjeve të 2027-ës/ Infantino i përgjigjet sulmeve: Kemi ndryshuar futbollin, ndërgjegjja ime është e pastër

I ndodhur përballë një stuhie kritikash në rritje dhe largimeve të bujshme nga stafi i tij i lartë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të mbrojë me forcë bilancin e punës së tij.

Gjatë një vizite në Republikën Dominikane, kreu i shtëpisë botërore të futbollit i është përgjigjur hapur shqetësimeve rreth mënyrës së qeverisjes, veçanërisht pas tërheqjes së projektit financiar “FIFA Forward Enterprise” dhe dorëheqjes së zyrtarëve kyç si shefi i operacioneve Kevin Lamour. Infantino theksoi se pyetjet e ngritura nga mediat janë të kuptueshme, por siguroi se organizata vepron me ndërgjegje të pastër dhe është e gatshme t’i përgjigjet çdo pikëpyetjeje.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale të FIFA-s të planifikuara për vitin 2027, numri një i futbollit botëror kërkoi të zhvendosë vëmendjen te programet zhvillimore që kanë transformuar lojën në dhjetëvjeçarin e fundit. Ai nënvizoi se çdo burim financiar nga sponsorët dhe transmetuesit riinvestohet 100% te fëmijët dhe infrastruktura në çdo cep të globit, nga Afrika e Azia deri në Karaibe. Megjithatë, mbrojtja e tij konsiderohet si fillimi i një beteje të ashpër politike brenda institucionit, ku debati mbi transparencën, vendimmarrjen komerciale dhe lidershipin pritet të mbetet në qendër të vëmendjes deri në momentin e votimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close