LajmeMaqedoni

Mucunski në takim me homologun izraelit Saar: Memorandum bashkëpunimi në shuma fusha dhe konsultime ekonomike

Në kuadër të vizitës së punës në Izrael, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Saar, në të cilin ishin konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe gatishmëria e përbashkët për thellimin e tyre të mëtutjeshëm.

“Vizita është një mundësi për të përkthyer marrëdhëniet e forta politike në një bashkëpunim më konkret, veçanërisht në ekonomi, mbrojtje dhe industrinë e mbrojtjes, sigurinë kibernetike, kujdesin shëndetësor, bujqësinë dhe turizmin. Gjithashtu nënshkruam dy dokumente të rëndësishme dypalëshe në fushat e arsimit, shkencës, kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe konsultime ekonomike”, shkroi Mucunski në Fejsbuk.

Veçanërisht e vlerësojmë, theksoi ai, solidaritetin dhe mbështetjen që Izraeli dhe populli izraelit i treguan pas tragjedisë në Koçan.

“Vazhdojmë ta ndërtojmë partneritetin përmes projekteve konkrete, lidhjeve më të fuqishme ekonomike dhe mundësive të reja për bashkëpunim”, thekson Mucunski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close