LajmeMaqedoni

E Majta: VMRO vetëm premtoi por nuk ndërmori asgjë për heqjen e faturave paushall

Partia E majta ka adresur kritika drejt VMR-së për mo veprim ligjor ndaj faturave paushall që ende vazhdon EVN t’ua dërgojë qytetarëve.

“Në Maqedoni qytetarët marrin faturë për energjinë elektrike çdo muaj dhe matësi duhet gjithmonë të lexohet çdo muaj. Kur nuk ka lexim, fatura mund të përgatitet mbi bazën e konsumit të supozuar, ndërsa gjendja reale të barazohet më vonë. Do të thotë, EVN mund të mos e dijë saktësisht sa energji keni konsumuar, por megjithatë, paushall, sipas supozimit, t’ju faturojë një shumë të caktuar“, thonë nga partia E Majta.

Edhe pse është miratuar Ligji për energjetikë, me dërgimin e faturave paushall EVN nuk ka asnjë pasojë, akuzojnë nga E Majta

„Pikërisht këtë absurditet VMRO jo vetëm që nuk e hoqi me rregullativën e re energjetike, por e la të funksionojë edhe në vitin 2026. Rregullat e reja parashikojnë periudhë llogaritëse mujore, ndërsa për një pjesë të madhe të amvisërive operatori është i obliguar të sigurojë lexim real të paktën një herë në tre muaj. Kur nuk ka matje, rregullat lejojnë faturim sipas konsumit të supozuar me barazim pasues. Me fjalë të tjera, fatura është e detyrueshme mujore, por gjendja e saktë – jo. Dhe kjo ndodh pasi Ministria e Energjisë nën pushtetin e VMRO-së në vitin 2025 e reklamoi Ligjin e ri për energjetikë me premtimin se faturat paushalle do të bëhen e kaluar. Një vit më vonë, faturat paushalle nuk shkuan askund. Në vend që t’i shfuqizojnë kushtet që i krijojnë, pushteti dhe KRRE lanë dispozitë sipas së cilës fatura mund të bazohet përsëri në supozim. Ndërsa EVN, si gjithmonë, kalon pa pasoja. Kur qytetari vonon me pagesën, sistemi menjëherë di të llogarisë borxh, kamatë, afat, t’ia ndërpresë energjinë. Kur EVN nuk e lexon matësin, nuk ka asnjë sanksion për monopolin, por ka përsëri dënim në formë vlerësimi për qytetarin. Kur vlerësimi del i gabuar, EVN nuk vrapon në sportele, nuk shkruan ankesë dhe nuk pret korrigjim. Këtë e bën përsëri qytetari. Kështu funksionon kjo lidhje e mirë vajosur – EVN nuk e kryen me kohë punën e vet, KRRE i lë hapësirë mungesës ta shndërrojë në faturë paushalle, ndërsa VMRO bën sikur nuk e sheh problemin. Monopoli privat e mban pagesën e sigurt, institucionet i sigurojnë mburojë normative, ndërsa rreziku financiar përfundon te amvisëria”, thonë nga E Majta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close