LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Klekovski vizitoi Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Institutin e Shëndetit Publik

 Minisitri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot vizitoi Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Institutin e Shëndetit Publik, ku u takua me personelin mjekësor të përfshirë në menaxhimin e epidemisë së ethes së Nilit Perëndimor.
– Sistemi është i gatshëm dhe punonjësit shëndetësorë kanë mbështetjen tonë të plotë në përballjen me ethen e Nilit Perëndimor si sfidë e shëndetit publik. Gjatë vizitës së sotme në këto institucione, bëra një inspektim të kapaciteteve me të cilat ato disponojnë në aspektin e kapaciteteve për hospitalizim, pajisjeve me kuadro, si dhe reagjentëve laboratorikë për analiza. Deri më tani janë konfirmuar gjithsej 44 raste me ethe të Nilit Perëndimor, prej të cilave 43 janë të hospitalizuara, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë me formë neuroinvazive të sëmundjes, theksoi ministri Klekovski.
Ai u bëri apel qytetarëve që, nëse vërejnë simptoma të tilla si: temperaturë e lartë, ngurtësi të qafës, çorientim, dobësi ose konvulsione, të paraqiten menjëherë te mjeku i tyre amë.
Ndryshe, nga fillimi i epidemisë e deri më tani, 21 pacientë janë lëshuar nga spitali dhe janë udhëzuar për mjekim shtëpiak, edhe katër pacientë lirohen sot, ndërsa gjithsej pesë persona kanë ndërruar jetë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close