
Sot zhvillova një takim me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, i cili më informoi për treguesit kryesorë makroekonomikë dhe masat e ndërmarra në fushën e politikës makroekonomike.
Gjatë takimit biseduam për ndikimin e zhvillimeve globale gjeostrategjike, financiare dhe energjetike mbi ekonominë e Maqedonisë, si dhe për pasojat e tyre në industri, tregti dhe ndërtimtari.
Guvernatori vlerësoi se ekonomia është stabile dhe shënon rritje solide, por theksoi se duhet të ndiqen me kujdes varësia nga importi, si dhe lëvizjet e çmimeve të ushqimit dhe energjisë.
U pajtuam se kuadrot profesionale dhe kompetente janë kyçe për funksionimin e suksesshëm të Bankës Popullore dhe për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit. Guvernatori gjithashtu i ka dorëzuar Kuvendit propozimin për zgjedhjen e një zëvendësguvernatori të tretë.
Stabiliteti makroekonomik dhe një sistem financiar i shëndoshë mbeten prioritet për përparimin dhe zhvillimin e shtetit.



