LajmeMaqedoni

Vëllezërit Memedi japin shembull-dhurojnë 8 karroca për Spitalin e Gostivarit, transportin e siguroi “Nasir Turs”

Karroca për pacientët me aftësi të kufizuara i janë dhuruar Spitalit të Përgjithshëm në Gostivar, në kuadër të donacioneve që synojnë përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve për pacientët.

Donacioni këtë herë vjen nga dy vëllezërit, Bajram dhe Bejtulla Memedi, të cilët kanë dhuruar tetë karroca për nevojat e pacientëve të spitalit. Për transportin e donacionit është angazhuar “Nasir Turs”, agjenci të cilës drejtoria i ka shprehur mirënjohje.

Drejtori i spitalit thekson se që nga marrja e mandatit, një ndër prioritetet kryesore ka qenë realizimi i investimeve kapitale nga të hyrat vetanake, por edhe nxitja dhe mbështetja e donacioneve nga kompani, biznese dhe individë.

Sipas tij, rritja e numrit të donacioneve është dëshmi e besimit që qytetarët dhe donatorët kanë ndaj institucionit shëndetësor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close