LajmeMaqedoniRajonTopLajm

KONTRATA 73-MILIONËSHE! KEK-u do ia pastrojë terrenin para se kompania maqedonase të fillojë gërmimin – çfarë përmban kontrata për shitjen e qymyrit

Para se kompania maqedonase JSC Power Plants of North Macedonia (AD ESM), të fillojë gërmimin e qymyrit, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), do t’ia “pastrojë terrenin”. Kështu parashihet në kontratën e nënshkruar mes KEK-ut dhe ESM-së.

Sipas kësaj kontrate, shitësi, pra KEK-u, merr përsipër heqjen e mbulesës sipërfaqësore (dherat/materiali mbi shtresën e qymyrit) dhe, nëse është e nevojshme, largimin fillestar të ujërave sipërfaqësore mbi fushat e gërmimit.

KEK do t’i sigurojë gjithashtu blerësit një zonë afër vendndodhjes së shfrytëzimit për depozitim, përpunim dhe ngarkim, me qasje në rrugët rajonale, si dhe energji elektrike për pajisjet hidroteknike — kosto e të cilës mbulohet nga vetë blerësi.

 Pas kësaj, vetë ESM-ja do të kryejë gërmimin e qymyrit, përmes kompanive të veta të përzgjedhura dhe të autorizuara. KEK nuk do të ketë asnjë marrëdhënie kontraktuale me këta nënkontraktorë dhe nuk mban përgjegjësi apo detyrim ndaj tyre a palëve të treta për veprimtarinë e tyre. Blerësi do të sigurojë vetë pajisjet e nevojshme për shfrytëzimin, përpunimin, grumbullimin, ngarkimin dhe transportin e qymyrit.

Vlera e kësaj kontrate është 73.2 milionë euro.

Sipas kontratës, KEK do t’i shesë ESM-së rreth 3 milionë tonë qymyr gjatë një periudhe trevjeçare, me një devijim të lejuar prej ±30 për qind në sasi. Qymyri do të merret nga miniera sipërfaqësore e Divizionit të Prodhimit të Qymyrit në Obiliq  Çmimi i kontraktuar është 24.40 euro për tonë, pa TVSH — një çmim maksimal që, sipas marrëveshjes, nuk do të kalohet gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj. Pagesat do të bëhen në bazë faturimi javor, ndërsa afati i pagesës për çdo faturë është 30 ditë nga marrja e saj.

Kontrata parasheh edhe cilësi të qymyrit. Aty përcaktohen standarde të qarta: vlerë kalorike jo më e vogël se 7,531 kJ/kg, përmbajtje squfuri nën 1 për qind dhe nivel hiri nën 20 për qind.

Kontrata hyn në fuqi vetëm pasi ESM-ja të lidhë brenda 120 ditësh marrëveshje me kontraktorë për gërmimin dhe transportin e qymyrit, ndërkohë që afati i saj total është 36 muaj nga fillimi i zbatimit.

Çdo mosmarrëveshje mes palëve, sipas marrëveshjes, do të zgjidhet nga Gjykata Komerciale në Prishtinë, në përputhje

Related Articles

Back to top button
Close
Close