
Një 24-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në det, në zonën mes Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në një zonë lundrimi, ku një gomone me tre persona në bord dyshohet se është përfshirë në një aksident. Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi K. Gj., rreth 24 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga gomonia dhe është goditur rëndë nga helika e motorit.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
I riu është transportuar fillimisht nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë drejt spitalit, ku pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



