LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: Nëse opozita mendon se nevojiten zgjedhje, do të përgjigjemi pozitivisht dhe do t’i fitojmë

Qytetarët nuk kërkojnë zgjedhje, por reforma. Nëse opozita mendon se nevojitren zgjedhje të parakohshme, do t’i përgjigjemi kësaj kërkese pozitivisht dhe kuptohet se do t’i fitojmë, deklaroi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

“Qytetarët nuk duan zgjedhje. Qytetarët duan reforma dhe vazhdimësi të proceseve që po udhëheq kjo Qeveri. Për këtë shkak e bëra atë krahasim në fillim ‘tre ndaj një’ të performancës së kësaj Qeverie krahasuar me qeverinë e mëparshme. Ne, si koalicion, kemi marrë legjitimitet nga qytetarët, që të jemi Qeveri katër vjet. Por, do ta konfirmoj atë që thashë dje, e kjo është nëse opozita mendon se nevojiten zgjedhje të parakohshme, sigurisht, ne nuk do të rrimë anash si qyqarë, por do t’i përgjigjemi kësaj kërkese pozitivisht dhe sigurisht se do t’i fitojmë”, deklaroi Mickoski para pjesëmarrjes në Këshillin e ambasadorëve.

Mickoski mbrëmë në intervistë për Tema në TV Sitel deklaroi se nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, ata janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje në çdo kohë dhe të fitojnë dhe përsëriti se Qeveria e tij fitoi mandat katërvjeçar, i cili përfundon në pranverën e vitit 2028.

Related Articles

Back to top button
Close
Close