LajmeSport

MLS, Lionel Messi kthehet te goli, shënon ndaj Philadelphias dhe ia dedikon babait të tij(VIDEO)

Lionel Messi është kthyer te goli në kampionatin amerikan të futbollit. Sulmuesi argjentinas shënoi në ndeshjen mes Inter Miamit dhe Philadelphias e mbyllur me barazimin 2-2.

Kapiteni i skuadrës nga Florida i dha avantazhin 2-1 skuadrës së tij në minutën e 26 me një gjuajtje me të majtën pasi kishte hyrë në zonë. Pas festimit të përmbajtur me shokët e tij të skuadrës, Lionel Messi vijoi me gjestin tipik duke drejtuar gishtin nga qielli që tani ka një domëthënie akoma më të veçantë.

Messi nuk ia doli të gjejë rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e tjera të luajtuar që pas kthimit nga Argjentina pas ndarjes nga jeta të babait të tij Jorge në 8 gusht. Në ato dy ndeshje Inter Miami humbi 3-2  ndaj skuadrës meksikane, Leon duke u eliminuar nga Leagues Cup, përpara se të humbiste 4-1 me Nashvillë për kampionat, një ndeshje kjo ku Messi humbi një 11 metërsh.

Inter Miamu nuk fiton prej 4 ndeshjesh dhe tani është 7 pikë prapa Nashville, skuadra që kryeson klasifikimin e Konferencës së Lindjes

VIDEO goli i Messit

Related Articles

Back to top button
Close
Close