LajmeMaqedoniTopLajm

Mucunski: Interesat kombëtare, diplomacia ekonomike dhe mbrojtja e qytetarëve jashtë vendit janë prioritetet tona

Mbrojtja e interesave kombëtare maqedonase, potenciali i përfaqësive diplomatike – konsullore në pjesën e diplomacisë ekonomike dhe mbrojtja e qytetarëve që jetojnë jashtë kufijve të shtetit tonë janë tre interesat strategjike kombëtare, të cilat sot do t’u prezantohen anëtarëve të Këshillit të Ambasadorëve, informoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Para mbajtjes së Këshillit të Ambasadorëve në të cilin duhet të mbajë fjalim edhe kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, Mucunski në deklaratë për mediat theksoi se qëllimi në kuadër të këtij sesioni me kryetarin e Qeverisë është që ambasadorët tanë dhe konsujt e përgjithshëm të dëgjojnë se cilat janë prioritetet për vitin e ardhshëm dhe të marrin udhëzime për veprim në lidhje me interesat tona kombëtare strategjike kyçe.

“E para është mbrojtja e interesave kombëtare maqedonase. E dyta është shfrytëzimi i potencialit të përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore në fushën e diplomacisë ekonomike, por edhe stimulimi i tregtisë, përkatësisht komponentës eksportuese të ekonomisë sonë. E treta është mbrojtja e interesave të qytetarëve tanë jashtë kufijve të saj – pavarësisht nëse janë maqedonas që jetojnë jashtë vendit tonë apo qytetarë tanë që udhëtojnë për arsye të ndryshme. Dhe në këtë kuptim, këtu flasim kryesisht për shërbimet konsullore dhe nevojën për modernizimin e tyre, shërbime më të mira për maqedonasit jashtë kufijve të vendit”, deklaroi Mucunski.

I pyetur për cilët tregje sheh potencial më të madh, Mucunski me përgjigje se nuk ka kurrfarë dilemash se tregu ynë kyç për bashkëpunim ekonomik janë vendet në Bashkimin Evropian.

“Ata janë partneri ynë më i rëndësishëm tregtar – shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Por po aq e rëndësishme në periudhën e fundit është edhe impulsi që po i japim bashkëpunimit të zgjeruar tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti i Indisë ishte së fundmi këtu për një vizitë. India është gjithashtu një treg i rëndësishëm. Vendet e Gjirit Arabik janë gjithashtu vende me të cilat shohim interes dhe shohim bashkëpunim të zgjeruar në periudhën e ardhshme. Pra, sigurisht, bashkëpunimi ynë kryesor është me ata partnerë tradicionalë tregtarë, por ne po hapim edhe mundësi për tregje të reja dhe këto janë pjesë e prioriteteve të misioneve tona diplomatike dhe konsullore”, tha Mucunski.

Kryetari i Qeverisë, Mickoski para fillimit të Këshillit të Ambasadorëve thotë se ajo që është përcaktim strategjik i Ministrisë së Punëve të Jashtme është përcaktim strategjik i Qeverisë dhe siç tha “këtu askush nuk duhet të ketë dilemë”. “Atë që e tha ministri është absolutisht e harmonizuar me politikat e Qeverisë. Kështu që disa prej porosive të cilat unë tash i flas para tyre i përmbajnë ato tri shtylla”, deklaroi Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close