
Rreth gjysma e naftës që për momentin prodhohet në Venezuelë eksportohet në SHBA – deklaroi zëvendësministri i SHBA-së për Energjetikë, Kajll Hausrajt, duke cekur se vendi brenda ditës prodhon rreth 1,25 milionë fuçi naftë.
“Në muajt e fundit, më shumë se 500,000 fuçi të Venezuelës, ose rreth gjysma e prodhimit të atij vendi, janë dërguar në SHBA, në rafineri të ndërtuara posaçërisht për atë lloj nafte, tha Hausrajt në një aktivitet në Hjuston.
Nga SHBA-ja ndërkaq në Venezuelë dërgohen më shumë se 100.000 fuçi naftë të lehtë në Venezuelë çdo ditë, e cila më pas përzihet me naftë të rëndë venezueliane për të lehtësuar prodhimin e saj, shtoi zëvendëssekretari i energjisë.
Funksionari amerikan e theksoi përparimin që e ka bërë Venezuela dhe theksoi se paprekshmëria e marrëveshjeve do të respektohet.
Ekonomia amerikane ka nevojë për naftë të rëndë të Venezuelës, tha Xhovani Martinez, nënkryetar i kompanisë shtetërore të naftës PDVSA të Venezuelës, në të njëjtin aktivitet.
Deri në fund të gushtit, prodhimi i naftës në Venezuelë do të arrijë në 1.245 milion fuçi në ditë, tha Martinez. Që nga fillimi i vitit, eksportet e naftës së Venezuelës janë rritur me 19,7 për qind.
Për të prodhuar fraksione më të rënda të naftës, Venezuela ka nevojë për agjentë hollues që duhet të prodhohen brenda vendit. Rafineritë venezueliane gjithashtu duhet të përmirësohen, modernizohen dhe zgjerohen, tha zyrtari i PDVSA-së.
Ai shtoi se prodhimi i karburantit në Venezuelë është rritur me 12,9 përqind që nga fillimi i vitit, ndërsa rafineritë vendase tani furnizojnë 5.4 përqind më shumë karburant në tregun vendas.



