LajmeMaqedoni

”Mbroje shtëpinë tënde dhe mbrohu nga vjedhjet e xhepave“, MPB sot me aktivitete parandaluese

Aktivitete parandaluese për parandalimin e dhunës në bazë gjinore, për siguri në rrugë, parandalimin e zjarreve në ambiente të hapura dhe mbrojtjen nga deliktet pronësore ka realizuar sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Sot (19.08.2026), në territorin e SPB Veles, u realizuan aktivitete parandaluese për parandalimin e dhunës në bazë gjinore dhe për siguri në rrugë. Në Veles u zhvillua aktiviteti me temë „Ka ndihmë për një jetë pa dhunë“ dhe „Mos u bëj dëshmitar i heshtur“. Në kuadër të aktivitetit, theksi u vendos në veprimet dhe procedurat gjatë paraqitjes së rasteve të dhunës në bazë gjinore, si dhe në qasshmërinë e shërbimeve për ndihmë, mbrojtje dhe qëndrim të përkohshëm.

Ndërkaq, në territorin e Komunës së Çashkës, nëpunësit policorë zhvilluan aktivitet parandalues në trafik me temën „Drejto me përgjegjësi“, me qëllim që të gjithë pjesëmarrësve në trafik t’u theksohet detyrimi dhe nevoja për respektimin e rregullave dhe rregulloreve të trafikut. Drejtuesve të automjeteve iu bë e ditur se janë të obliguar t’i drejtojnë me kujdes automjetet e tyre, ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të përdorin rripin e sigurisë, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, të mos përdorin telefonin celular, si dhe një sërë këshillash të tjera të dobishme për ngritjen e vetëdijes publike, rritjen e sigurisë në trafik dhe ngritjen e kulturës së trafikut.

Aktivitet parandalues për trafik të sigurt u zhvillua edhe në Kumanovë. Aktiviteti u dedikohej këmbësorëve që sillen në mënyrë të papërgjegjshme si pjesëmarrës në trafik, të cilët nuk përdorin vendkalimet e shënuara për këmbësorë dhe kalojnë me vrap përtej rrugës. Me këtë rast, të gjithëve iu bë apel që të përdorin vetëm vendkalimet e shënuara për këmbësorë dhe në këtë mënyrë të shmangen aksidentet rrugore dhe lëndimet e rënda trupore si pasojë e mosrespektimit të rregulloreve ligjore.

Aktivitete për siguri në rrugë u zhvilluan edhe në Berovë, Koçan, Shtip, Sveti Nikollë dhe Dellçevë, në tema të ndryshme, ndërsa pjesëmarrësve në trafik iu shpërnda material edukativ me këshilla të dobishme.

Në Makedonska Kamenicë, në bashkëpunim me njësinë e zjarrfikësve dhe Policinë Pyjore, përmes bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët, u realizua aktivitet parandalues për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarret në ambiente të hapura dhe zjarret në pyje. Gjatë aktivitetit, banorëve iu shpjegua rreziku nga ndezja e zjarrit në ambiente të hapura, zjarret pyjore dhe zjarret në objekte.

Sot, me temë „Mbroje shtëpinë tënde dhe mbrohu nga vjedhjet e xhepave“, u realizua aktivitet edhe në Probishtip. Gjatë bisedave të drejtpërdrejta, personave të moshuar iu shpërndanë fletushka me këshilla të dobishme, duke u shpjeguar se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të dinë mënyrat për t’i njohur dhe parandaluar mashtrimet

Related Articles

Back to top button
Close
Close