
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se sonte do t’i dërgojë një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me kërkesë që të mos hapet ura e Ibrit.
“Sonte po i dërgoj një letër Ruttes. Dhe çfarë mund të bëjmë? Do të luftojmë sa më shumë që të mundemi”, tha Vuçiq.
Paralajmërimin se do t’i ankohet shefit të NATO-s rreth kësaj teme ai e bëri edhe një ditë më parë.



