BotaLajme

Turqia dënon “fuqishëm” sulmin izraelit ndaj bazës ajrore ushtarake në Siri

Turqia dënoi të martën “fuqishëm” sulmet ajrore izraelite ndaj Bazës Ajrore Ushtarake Abu al-Duhur në provincën Idlib të Sirisë, njoftoi Ministria e Jashtme.

 

Ministria tha se Izraeli vazhdon të kryejë sulme ndaj infrastrukturës dhe kapaciteteve të Sirisë, duke cenuar integritetin territorial dhe unitetin e vendit.

 

Ajo i bëri gjithashtu thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbajë “qëndrim më të vendosur për t’i dhënë fund agresionit të Izraelit ndaj Sirisë, i cili po merr përmasa të reja çdo ditë, dhe për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi për këto veprime, të cilat shpërfillin të drejtën ndërkombëtare”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close