LajmeRajon

Arben Malaj: Vlora drejt “furrës urbane”, betonizimi që mund t’i kushtojë shtrenjtë qytetit

Nga Arben Malaj

 

Ndërsa qytete si Parisi përgatiten për të përballuar valët e të nxehtit ekstrem përmes pyllëzimit urban dhe arkitekturës miqësore me mjedisin,
Betonizimi i shpejtë në Vlorë dhe në bregdetin shqiptar po krijon “ishuj nxehtësie” me pasoja afatgjata.
Betonizimi përballë Sfidës Klimatike:Pse po Vprojmë Kundër Së Ardhmes?
Bota po investohet me vizion për të përballuar krizën klimatike pas 25 vitesh.
Ndërsa Shqipëria dhe veçanërisht Vlora, po betonizohen me një ritëm alarmant e të papërgjegjshëm.

Pse zgjedhim të bëjmë të kundërtën e asaj që është urgjente e jetike?
Pse mbetemi gjithmonë të fundit përballë sfidave mjedisore?
Përpjekjet e qyteteve evropiane (si modeli i Parisit për të përballuar temperaturat deri në 50 tregojnë pse strategjitë përshtatëse janë domosdoshmeri jetike:
1. Mbrojtja e Shëndetit Publik dhe Mbijetesa
Ulet vdekshmëria:
Krijimi i zonave të gjelbra dhe strehëve të freskëta parandalon goditjet në zemër dhe goditjet nga e nxehta gjatë valëve mortale të të nxehtit.
Mbrohet frymëmarrja: Reduktimi i nxehtësisë urbane ul nivelin e smogut, duke mbrojtur sistemin respirator.
2. Parandalimi i Kolapsit të Infrastrukturës Urbane
Qëndrueshmëri rrjetesh: Temperaturat ekstreme dëmtojnë asfaltin, ujësjellësit dhe rrjetin elektrik. Gjelberimi garanton funksionimin e qytetit.
Luftimi i “Ishujve të Nxehtësisë”:
Zëvendësimi i betonit me sipërfaqe reflektuese dhe bimësi ul mikroklimën e nxehtë urbane.
3. Mbrojtja Ekonomike dhe Siguria e të Ardhmes

Ulje kostosh afatgjata: Investimi i sotëm në infrastrukturë rezistente kushton shumë më pak se riparimi i dëmeve të nesërme klimatike.
Eficencë energjetike: Ndërtesat e përshtatura kërkojnë më pak ftohje artificiale, duke ulur faturat e energjisë dhe ngarkesën në rrjet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close