LajmeMaqedoni

Prokuroria kërkoi arrest për tetovarin i cili rrahu gruan dhe vajzën dhe i kërcënoi se do t’i digjte

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka nisur procedurë ndaj një 50-vjeçari, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Rrezikimi i sigurisë”, si dhe “Moszbatimi i vendimit gjyqësor”. Përkatësisht, I dyshuari, më 14 gusht, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, ka kërcënuar seriozisht se do t’i sulmonte dhe do t’u rrezikonte jetën gruas dhe vajzës së tij.

“Kur në shtëpinë e tyre kanë ardhur persona të panjohur, duke kërkuar nga i dyshuari t’ua kthente 200 eurot që ia kishin dhënë për gjoja trajtimin dhe dializën e vajzës, gruaja ka pranuar se ai i kishte mashtruar dhe ka thënë se do të thërriste policinë. Në atë moment, i dyshuari ka filluar ta godasë vajzën dhe i ka kërcënuar se do t’i digjte nëse policia do ta arrestonte. Me këtë, ai ka shkaktuar ndjenjë rreziku dhe frike te të dëmtuarat, ndërsa ka shkelur edhe masat e mbrojtjes nga dhuna në familje, të cilat më herët i ishin shqiptuar nga Gjykata Themelore në Tetovë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close