LajmeTeknologji

Avioni pa dritare dhe me një “krah” mund të hyjë në shërbim që në vitin 2030

Një avion futurist me një strukturë të vetme të integruar, kabinë më të bollshme dhe pa dritare tradicionale mund të ndryshojë mënyrën e udhëtimit ajror në fillim të dekadës së ardhshme. JetZero Z4 synon të hyjë në shërbim që nga viti 2030, duke premtuar ulje të konsumit të karburantit dhe emetimeve deri në 50%.

Avioni, forma e të veçantë, është projektuar sipas konceptit “blended wing”, ku krahët bashkohen në mënyrë të vazhdueshme me trupin. Kjo strukturë synon të zvogëlojë rezistencën aerodinamike, peshën dhe zhurmën krahasuar me avionët tradicionalë.

Z4 është projektuar për rreth 250 pasagjerë dhe një autonomi prej 5,000 miljesh detare. Brenda tij parashikohen sedilje më të mëdha në të gjitha klasat, korridore më të gjera dhe hapësirë për bagazhet e dorës për çdo vend.

Edhe dera kryesore e hipjes do të jetë më e gjerë, me synimin për të përshpejtuar hyrjen e pasagjerëve. Avioni do të ketë gjithashtu tualete më të aksesueshme dhe zona të posaçme pritjeje.

Motorët do të vendosen lart, në pjesën e pasme, duke drejtuar një pjesë më të madhe të zhurmës lart gjatë ngritjes dhe uljes. Kjo pritet të reduktojë ndikimin akustik në zonat pranë aeroporteve.

JetZero synon të realizojë fluturimin e parë të avionit në përmasa të plota në vitin 2027.

Projekti ka tërhequr interes edhe nga industria ajrore. Delta, United, Alaska Airlines dhe Japan Airlines kanë shfaqur interes ose mbështetje për programin, ndërsa Gulf Air ka nënshkruar një letër interesi për avionë Z4 që mund t’i bashkohen flotës së saj në fillim të viteve 2030.

JetZero ka gjithashtu një marrëveshje paraprake për të shqyrtuar mundësinë e financimit deri në 3 miliardë dollarë nga Export-Import Bank e Shteteve të Bashkuara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close