BotaLajme

71-vjeçarja kapet duke shpërndarë kokainë në Belgjikë

Një grua 71-vjeçare është arrestuar nga policia belge, pasi u kap duke shpërndarë kokainë në Brasschaat. Gjatë kontrollit në automjetin e saj, policia gjeti 24 pako me kokainë dhe mbi 3 mijë euro para të gatshme.

Rasti u zbulua pasi një ekip policor kundër trafikut të narkotikëve pikasi një automjet, targat dhe drejtuesja e të cilit dyshohej se kishin lidhje me shpërndarjen e drogës.

Efektivët e ndoqën automjetin për disa kohë dhe panë 71-vjeçaren të ndalonte në një zonë banimi, ku vendosi diçka brenda një kutie postare.

Pak më vonë, një banor doli nga shtëpia dhe pranoi para policisë se kishte porositur kokainë nga gruaja.

Policia e ndaloi të dyshuarën pak më tej. Gjatë kontrollit të makinës, efektivët gjetën një çorape brenda së cilës ndodheshin 24 pako me kokainë, si dhe mbi 3 mijë euro.

Pas marrjes në pyetje, 71-vjeçarja u dërgua përpara gjyqtarit hetues.

Related Articles

Back to top button
Close
Close