LajmeMaqedoniTopLajm

Zjarr mbi fshatin Bojanë, në terren ekipet e zjarrfikësve

Mbi fshatin Bojanë ka shpërthyer një zjarr, i cili dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i Jegunovcës. Në terren janë angazhuar katër ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, ndërsa si përforcim kanë mbërritur edhe ekipet e zjarrfikësve nga Tetova.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ka bërë të ditur se aktivitetet për përballimin e zjarrit po koordinohen drejtpërdrejt nga terreni.

“Nga terreni po koordinojmë drejtpërdrejt të gjitha aktivitetet dhe kapacitetet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, deklaroi Ali.

Sipas tij, Qendra për Menaxhim me Kriza është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha shërbimet dhe institucionet e angazhuara në terren.

Screenshot

Related Articles

Back to top button
Close
Close