LajmeSport

Ronaldo rikthehet në stërvitje te Al Nassr pas dasmës së tij, befason të gjithë me dukjen e re

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, është rikthyer në stërvitje me skuadrën saudite Al-Nassr, vetëm disa ditë pasi konfirmoi martesën me partneren e tij prej kohësh, Georgina Rodriguez.

Ronaldo konfirmoi vetëm tre ditë më parë se u martua me Georginën, dhe të enjten mbrëma u rikthye në stërvitje me Al-Nassr si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri.

Ai i habiti tifozët me një ndryshim jo të vogël në imazhin e tij, teksa mbërriti në stërvitje me një model të ri flokësh, pasi i kishte shkurtuar ndjeshëm flokët.

Përveç kësaj, ylli portugez edhe i kishte ngjyrosur ato dhe tashmë shumë tifozë të futbollit po e krahasojnë atë me legjendën e Manchester United, Paul Scholes.

Ndryshe, sezoni i ri i Superligës së Arabisë Saudite fillon nesër (e shtunë), kur Al-Nassr do të presë Al-Fateh në shtëpi në nisjen e tyre për të mbrojtur titullin e kampionit.

Ju kujtojmë se për javë të tëra pati spekulime rreth dasmës së Ronaldos dhe Georgina, e cila përfundimisht u zhvillua, dhe çifti ende nuk ka zbuluar nëse ka organizuar një dasmë me rastin e kësaj ngjarjeje shumë të rëndësishme në jetën e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close