
Më 13.08.2026, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit e kanë privuar nga liria personin M.Z. (61) nga fshati Zhelinë. Ai është kapur duke ndezur zjarr në sipërfaqe të thatë në pronën e tij në afërsi të rrugës rajonale Tetovë – fsh. Grupçin. Zjarri është fikur nga vetë pronari. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse



