
Më 12.08.2026 në ora 15:00 në Stacionin Policor Tearcë, E.I. (58) ka raportuar se ka shpërthyer zjarr në vendin e quajtur “Leske” në atarin e fshatit Tearcë.
Zjarri ka përfshirë bar të tharë e shkurre dhe është përhapur në arën e tij me mbjellje arrash në një sipërfaqe prej katër katër dekarësh.
Me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë dhe ekipeve policore, zjarri është fikur. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.



