LajmeMaqedoni

Hasani: 6 vetura të reja për Ndërmarrjen Publike për Ekonomizimin e Kullotave Shtetërore

Ndërmarrja Publike për Ekonomizim me Kullotat Shtetërore ka siguruar 6 vetura të reja, si pjesë e investimeve për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e kapaciteteve të punës në terren.

Ky investim do të mundësojë kushte më të mira pune përpunonjësit dhe realizim më efikas të detyrave në terren, duke pasur parasysh shtrirjen dhe nevojat e ndërmarrjes në të gjithëterritorin, tha Bashkim Hasani, zv.drejtor.

Sigurimi i automjeteve të reja është pjesë e angazhimit përmodernizimin e pajisjeve dhe mjeteve të punës, si dhe përkrijimin e kushteve më të mira për punonjësit që çdo ditë janë nëterren.

Sot nuk dëgjojmë vetëm arsyetime, por po tregojmë rezultate. Ky investim është një dëshmi konkrete se me planifikim, përgjegjësi, punë konkrete dhe angazhim kolektiv, mund tërealizohen projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e punës së institucionit.

Ndërmarrja do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim me investime dhe aktivitete që synojnë rritjen e efikasitetit, përmirësimin e kushteve të punës dhe avancimin e shërbimevenë terren.Punë konkrete. Rezultate konkrete, përfundon Hasani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close