
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka nisur këtë të mërkurë një ftesë të re për takim Bedri Hamzës së PDK-së, Lumir Abdixhikut të LDK-së dhe Ardian Gjinit të Aleancës.
Sipas burimeve të Euronews Albania, Kurti i ka ftuar për takim veç e veç liderët opozitarë, kurdo që ata duan të takohen.
Ftesa vjen pak orë pas përplasjeve, edhe fizike, ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe Aleancës me ata të Vetëvendosjes. Partitë opozitare kërkojnë që seanca konstituive të mbahet sa më shpejt.



