LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti kujton masakrën e Lubotenit: Luboteni mbetet një nga plagët më të rënda të vitit 2001

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një postim të tij ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës së dhjetë civilëve të Lubotenit, mbi banorët e pafajshëm të këtij fshati më 12 Gusht të vitit 2001. Ahmeti shkruan në postimin e tij “Plagët e historisë nuk mbyllen duke i harruar, por duke i kujtuar me dinjitet dhe duke mos lejuar që tragjedi të tilla të përsëriten”, përcjellë Top24

“Plagët e historisë nuk mbyllen duke i harruar, por duke i kujtuar me dinjitet dhe duke mos lejuar që tragjedi të tilla të përsëriten.
Luboteni mbetet një nga plagët më të rënda të vitit 2001. Më 12 gusht, 25 vjet më parë, dhjetë civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, u vranë mizorisht.
Një çerek shekulli më vonë, kujtimi i tyre na obligon të mbrojmë me vendosmëri paqen, barazinë dhe dinjitetin kombëtar.
Sot nderojmë viktimat e pafajshme të Lubotenit. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!”

Related Articles

Back to top button
Close
Close