
Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance i ka kërkuar Ukrainës të ndalojë sulmet me dronë ndaj cisternave të naftës që përdorin portet ruse në Detin e Zi, sipas Financial Times.
Sipas gazetës, kërkesa është bërë në fund të muajit të kaluar, pasi Uashingtoni u shqetësua se sulmet po rrisnin pasigurinë në tregjet e naftës dhe po dëmtonin kompanitë amerikane.
Sulmet kishin prekur cisterna që transportonin naftë bruto nga Kazakistani drejt një terminali të Konsorciumit të Tubacionit Kaspik, pranë një porti rus në Detin e Zi.
Pas kërkesës amerikane, Ukraina ka pezulluar sulmet ndaj këtyre anijeve. Edhe Bloomberg kishte raportuar më herët për një kërkesë të ngjashme të SHBA-së, duke theksuar se bëhej fjalë për cisterna që nuk ishin në pronësi ruse.



