LajmeMaqedoni

Iu gjet revolveri me plumba, arrestohet një person nga rrethina e Shkupit

Nëpunës policorë sot arrestuan një person nga rrethina e Shkupit pasi te ai është gjetur një revolver me plumba.

“Sot në orën 12:40, në fshatin Batincë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese në SPB Shkup e privuan nga liria F.I. (34) nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit të tij është gjetur një revolver dhe fishekë për të”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB informojnë se pas dokumentimit të rastit, ndaj F.I. do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 396 të Kodit Penal.

Related Articles

Back to top button
Close
Close