
Banorët e zonës kanë raportuar se kanë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme, ndërsa më pas kanë parë flakë dhe re të mëdha tymi pranë stacionit të trenit. Dridhjet e shkaktuara nga shpërthimet janë ndjerë edhe në një distancë prej disa qindra metrash.
Policia kantonale e Schaffhausenit ka konfirmuar se në qytet, në rrugën Fulachstrasse, ka rënë një zjarr i madh.
Në vendngjarje janë mobilizuar forca të shumta të zjarrfikësve, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për sigurimin e zonës.
Deri në publikimin e këtij informacioni, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun e shpërthimeve dhe zjarrit, ndërsa nuk ka ende të dhëna zyrtare për persona të lënduar apo për dëmet materiale.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me incidentin në vijim.



