
Një pjatë me makarona, gjendje e mjerueshme e tualeteve dhe një shtrat i vendosur në tokë. Këto janë disa nga pamjet e siguruara nga Klani, që tregojnë gjendjen në kazermën “Minatori” në Mitrovicë, ku qëndrojnë pjesëtarë të sigurisë.
Ish-ushtarakët kanë kritikuar shtetin për neglizhencë ndaj kushteve bazike në të cilat qëndrojnë dhe shërbejnë pjesëtarët e FSK-së.
Hysen Gecaj, ish-ushtarak, ka thënë se problem mbeten furnizimet me uniforma, çarçafë, batanije dhe kushtet në banjo.
Ndërkohë, ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka deklaruar se edhe në kazermat e tjera gjendja nuk është në nivelin e dëshiruar, duke përmendur veçanërisht ushqimin.
Kronika e mëposhtme sjell detajet:



