
Deklarata e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se shteti që drejton nuk do ta njohë Kosovën, nxiti reagime dhe veprime të ashpra.
Një nga këto të fundit është heqja e banerit “Free Ukraina” nga sheshi i Prishtinës.
I pari i komunës, Përparim Rama autorizoi këtë aksion pas deklaratës së presidentit ukrainas se nuk ndërron qëndrim për njohjen e Kosovës.
Kosova mes tjerash ishte pjesë e shteteve që përkrahën sanksionet kundrejt Rusisë në kohën kur agresioni qe edhe më i madh mes dy shteteve.



