LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari kujton se koalicionit VLEN i është bashkuar për shkak të Albin Kurtit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, është politikani që e ka shtyrë Arben Taravarin e Aleancës Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që t’i bashkohet koalicionit VLEN.

“Unë i jam bashkangjitur VLEN-it pasi i kam besuar Albin Kurtit. Kam besuar se është një projekt i rëndësishëm kombëtar. Kur dola nga VLEN e kam njoftuar Kurtin duke ia treguar diskriminimet që janë bërë. Në Qeveri shqiptarët ishin si kukulla. Favorizime kanë vetëm maqedonasit në këtë Qeveri”, kujton Arben Taravari për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ndër të tjera, Taravari pohon se shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, duhet të jenë më të bashkuar.

“Shqiptarët duhet të jenë të koordinuar. Sfidat gjeopolitike që e presin rajonin, duhet të na gjejnë të bashkuar. Ne duhet të mendojmë për libra të përbashkët, për akademi të përbashkët. Si Rama ashtu edhe Kurti duhet të mendojnë për këto gjëra si dy kryeministra shqiptarë. Ka rivalitet mes Ramës dhe Kurtit. Këtë e dinë të gjithë. Ky rivalitet vetëm sa e dëmton çështjen shqiptare. Rivaliteti është në 5-6 vitet e fundit. Nëse poston fotografi me Ramën, i prish raportet me Kurtin dhe anasjelltas. Edhe pse nuk e kam takuar tash e 1-vit, unë e konsideroj mik Albin Kurtin pasi i respektoj institucionet”, theksoi Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close